Edhe ditën e sotme është regjistruar një numër i lartë infektimesh me koronavirus në Itali.
Nga autoritetet shëndetësore janë deklaruar 15199 raste pozitive me COVID-19, numri më i lartë i regjistruar që prej fillimit të pandemisë në fillim të këtij viti.
Në mënyrë shqetësues është rritur edhe bilanci i viktimave. Sot humbën jetën 127 persona, ndërkohë që 24 orë më parë ishin 89 jetë të humbura. Ndërkohë numri i personave të shëruar raportohet të jetë 2369.
Rajoni më i goditur është Lombardia, që sot ka dyfishuar numrin e të prekurve nga dita e djeshme, me 4126 pozitivë.
Në atë rajon, ashtu si dhe në Kampanja, që sot ka regjistruar 1760 raste në rajonin ku është kryeqendër Napoli, autoritetet shëndetësore deklarojnë se “situata ka dalë jashtë kontrollit” dhe aty priten tashmë masa edhe më shtrënguese.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











