Qeveria miraton buxhetin e vitit 2021, rritje negative

Qeveria miraton buxhetin e vitit 2021, rritje negative

52
0
Shares

Qeveria ka miratuar projketbuxhetin e vitit 2021 duke parashikuar një defiçit buxhetor prej 6.5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, cfarë dot ë thotë se vendi dot ë përjetojë edhe këtë vit një rritje negative.

Treguesit e deficitit buxhetor janë më të lartat e viteve të fundit dhe sipas qeverisë janë ndikuar nga pandemia si edhe goditja që mori ekonomia e vendit prej tërmetit të 26 nëntorit.

Qeveria ka planifikuar 8 miliardë lekë për fondin e rritjes së pagave për vitin e ardhshëm ku fokusi duket se do të jetë sektori i shëndetësisë ndërsa është parashikuar një rritje pagash mesatarisht me 40% për mjekët dhe infermierët, ndërsa rritja mesatare për mësuesit do të jetë 15%.

Qeveria ka parashikuar edhe një fond prej 3 miliard lekësh për kompensimin e pronarëve si edhe 1 miliard lekë për të përndjekurit politik.

Në projektbuxhet është pasqyruar edhe një fond prej 22.2 miliard lekësh për ndihmën ekonomike dhe 800 milion lekë për pagesën e papunësisë. Gjithashtu, 2.2 miliard lekë janë parashikuar për bonusin e lindjes.

Investimet Publike për vitin 2021 janë planifikuar në masën 7.2% e PBB ose 120.6 miliardë lekë (duke përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 27 miliardë lekë).

Gjithashtu, si politikë e re për vitin 2021 është miratuar dhe një fond prej 1 miliardë lekësh në formën e skemës së mbështetjes së fermerëve përmes përjashtimit të karburantit për prodhim bujqësor nga akciza, taksa e qarkullimit dhe taksa e karbonit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY