Urdhri për vendosjen e maskave, ja sa gjoba u vendosën sot

Shares

Strukturat e Policisë së Shtetit ka treguar angazhim maksimal për monitorimin e zbatimit të masave anticovid anë të një videoje të postuar në Facebook.

Policia e Shtetit ka filluar kontrollet për monitorimin e zbatimit të urdhrit të miratuar nga qeveria për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambjentet e jashtme si masë parandaluese e përhapjes së COVID-19.

Gjatë kontrolleve të bëra rezulton që shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Në rastet që qytetarë nuk kishin maska ose i kishin por nuk i vendosnin në fytyrë, shërbimet e Policisë i kanë këshilluar ata për vendosjen e tyre, por edhe kanë vendosur gjoba për qytetarët që nuk kishin vendosur maskat e as nuk i kishin me vete.

Në të gjithë territorin e Shqipërisë janë vendosur 171 gjoba me vlerë 3.000 lekë secila e kontrollet dhe vendosja e gjobave nga Policia do vazhdojnë dhe ditët në vazhdim në të gjithë vendin.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë  masën mbrojtëse dhe apelon për vendosjen e tyre në ditët në vazhdim.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/779829219259691/

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...