Velipojë, babai me dy djemtë sulmojnë me armë një furgon

Shares

Foto Ilustruese

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Velipojë. Babai me dy djemtë e tij, kanë sulmuar në furgon. Për fatin e mirë nuk ka viktima, ndërsa janë identifikuar autorët, por ende nuk janë arrestuar.
Sipas burimeve të policisë mësohet se sot rreth orës 19:00 është marrë njoftim se në fshatin Mali Kolaj në Velipojë ka të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë që ka konstatuar se tre persona kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një furgoni ku ndodhej pasagjer shtetasi K. N.
Nuk ka të lënduar në njerëz.
Nga ana e policisë, mësohet se u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar, Kanto Vushmaqi (babai), Edmond Vushmaqi (i biri) si dhe vëllai i Edmondit, ende i paidentifikuar.
Policia bën të ditur se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Grupi hetimor në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...