Ish ministri i brendshëm Flamur Noka ka reaguar per gjendjen e sigurisë në vend.
Noka shprehet se kryeministri Edi Rama është në pakt me krimin dhe mafien për t’i ushqyer, furnizuar por për të mos i prekur.
“Luftë po. Por jo kundër krimit por kundër opozitës dhe qytetarëve. Me krimin e mafien pakt për ti ushqyer, fuqizuar e për të mos i trazuar. Efektet i vuajnë qytetarët. 25 Prilli dita për ti dhënë fund”, komenton Noka nje video qe ma postuar ne kidhje me deshtimin e qeverise ne luften kunder krimit.
Ditën e djeshme, vendi u trondit nga 3 ngjarje të rënda kriminale.
Në orët e para të mëngjesit, një 33-vjeçar u gjend i vrarë në Rrogozhinë. Gjatë pasdites një 31-vjeçar vrau me armë zjarri kunatën e tij, ngjarje e ndodhur në Bathore, ndërsa po pasdite në Tiranë, iu bë atentat me eksploziv shtetasit Preng Gjini.
https://www.facebook.com/608256666/posts/10158699829531667/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












