Gazetari i njohur Sylejman Gashi do te varroset ne Kosove

Shares

Pas një sëmundjeje të rëndë humbi jeten gazetari Sulejman Gashi. Ai vdiq ne New York por do te varroset ne Kosove.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja, të cilët kanë dhënë detaje po ashtu rreth varrimit të tij.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që sot, me 11 shtator 2020, ndërroi jetë më i dashuri ynë z. Sulejman Gashi. Ai po luftonte shumë që të rikthehej nga gjendja e rëndë që kishte pësuar katër vite më parë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhët në vëndlindjen e tij në Kosovë, vendin të cilin ai e deshi aq shumë. Sulejman Gashi bëri një jetë, dhe la një vepër, me domëthënie të jashtëzakonshme për familjen, profesionin, vendin dhe kombin e tij.Në ditët në vijim do të ju japim informata të mëtutjeshme. Ne jemi mirënjohës për respektin dhe dashurinë që njerëzit e kanë për më të dashurin tonë, Sulejmanin, por ju lusim që bashkërisht të respektojmë masat e shëndetit publik në këtë kohë pandemie.
Ju jemi mirënjohës për respektimin e privatësisë sonë në këtë kohë tejët të vështirë për familjen dhe farefisin tonë.Me respekt,Familja e z. Sulejman Gashi”, thuhet ne njoftimin e familjes.

Sylejman Gashi ishte nder gazetaret e talentiar te Kosoves qe per shume vite punoi si korrespodent i Rilindjes ne New York. Me pas ai drejtoi RTK dhe nderkohe kreu edhe detyra te tjera.

Rralle nder gazetaret i ka takuar qe te shenoje me germa te forta emrin e tij aq sa Sylejmani, ne arritjet e vendit te vet, lirine dhe pavaresine e Kosoves. Droni.al i percjell familjes ngushellimet ne te thella familjes, te afermeve, miqve te shumte te Sylejmanit. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...