Meta ben analogjine: Nje gangster ambicioz si Arturo Ui, që i rrethuar nga servilë të paskrupullt

Shares

Në Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Nazizmit dhe Stalinizmit, Presidenti Ilir Meta ka publikuar nje mesazh permes te cilit thote se nderkohe qe nderojmë të gjithë jetët e pafajshme të humbura nga krimet dhe terrori i dy ideologjive shkatërrimtare te mos harrojme se historia rrezikon të përsëritet në forma të tjera.

“Arturo Ui” i Bertolt Brecht dhe “Ferma e Kafshëve” e George Orwell, dy alegoritë më të jashtëzakonshme të Nazizmit dhe Stalinizmit, i kanë dhënë mbarë njerëzimit mesazhe të vlefshme në çdo kohë dhe tepër paralajmëruese.

Dy kryeveprat botërore na mësojnë se kur shoqëria është neglizhente në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë, përherë do të shfaqet një gangster ambicioz si Arturo Ui, që i rrethuar nga servilë të paskrupullt, dallkaukë dhe kriminelë, ngjitet në pushtet, duke shantazhuar kundërshtarët e asgjesuar opozitën, pasi merr nën kontroll gjykatat dhe i mbyll gojën shtypit.

Apo ashtu si në Fermën e Orwellit, kafshët e shtypura pasi rebelohen për liri e barazi, befas një elitë dinake e udhëhequr prej derrave me parimin se “të gjithë janë të barabartë, por disa janë edhe më të barabartë se të tjerët” merr kontrollin e pushtetit dhe një tirani zëvendësohet me një tjetër.

Të mos harrojmë kurrë tragjeditë e së shkuarës dhe duke bashkuar të gjitha forcat të bëjmë më të mirën që çdo shqiptar të gëzojë jetën, lumturinë, të drejtat, liritë dhe të ardhmen e tij të sigurtë europiane në Shqipëri dhe jo si emigrant në vende të tjera”, shkruan Meta.

Retorika e vitit te fundit e Presidentit Meta eshte shume afer ligjerimit te djathte. Por nderkaq e majta shqiptare ku Ilir Meta eshte nder protoganistet kryesore nuk ka kerkuar falje per krimet e komunizmit. Si President i propozuar ne ate post nga PS do te ishte me vend te kerkonte falje ai vete dhe ti kerkonte ndwrkohe PS dhe LSI qe te bejne te njejten gje. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...