Helmimi i nxënësve në Paskuqan, mjeku konfirmon: Ka qenë hashashi

Shares

Nuk ka më dyshime se helmimi i nxënësve në një shkollë 9 vjecare në Paskuqan ka ardhur nga hashashi.

Mësohet se të paktën njëra nga vajzat e mitura ka konfirmuar para mjekëve, se shkaku i përkeqësimit të shëndetit të tyre ishte thithja e tymit të hashashit, e cila iu ishte servirur nga disa djem në moshë më të madhe, që kishin mundur të hynin brenda territorit të shkollës, sipas albeu.com, që ka kontaktuar më nje mejk. Vajza ka rrëfyer gjithashtu se lënda narkotike ishte ndezur në një kuti dhe secila prej tyre kishte thithur nga tymi që dilte prej djegies nën ndikimin e djemve më të mëdhenj në moshë. Gjatë vizitës që u kanë bërë vajzave, mjekët e Repartit të Toksikologjisë kanë konstatuar gjithashtu edhe shenja në barkun e njërës prej vajzave të mitura, duke bërë që të dyshonin se ato nuk ishin shenja dhune, por të thithura apo kafshime.

“E pyetëm se çfarë kishte ndodhur dhe njëra nga vajzat na tregoi se disa djem i kishin ofruar të thithnin tymin që dilte nga një kuti kartoni. Konstatuam se njëra nga vajzat kishte shenja në trup. Nuk ishin shenja dhune, por diçka tjetër”, – shpjegon në kushte anonimiteti një nga mjekët që trajtoi dje vajzat në QSUT. Insistimit të “Albeu.com” se nëse mund të na e konfirmonte se shenjat në trupin e njërës prej vajzave nuk ishin prej dhunës, ai shpjegon se dyshonin se kishim të bënim me shenja të ardhura nga thithje apo kafshime të pjesës së barkut. Një fakt i tillë është alarmant për sigurinë e fëmijëve në shkolla dhe kontaktet e tyre me persona më të rritur në moshë si rasti në fjalë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...