Xhani De Biazi ka bërë një analizë të shpjetë të ndeshjes fill pas përfundimit të saj në një intervistë të shkurtër për TVSH.
Për ndeshjen pa gjuajtje në portë?
“Nuk gjuajtëm ne? As ata nuk gjuajtën shumë në portë. Mendoj se në pjesën e parë kemi bërë një ndeshje të mirë. Bëmë një gabim e na ndëshkuan. Kanë një skuadër që ka shumë cilësi në mbajtjen e topit, nuk është e lehtë t’i barazosh. Pastaj po të gjetën të zbuluar të godasin”.
Për zgjedhjet në rreshtim?
“Ne nuk duhet të mbajmë topin, duhet ta luajmë shpejt se ndryshe të presojnë. Në futboll duhet të luash me shpejtësi. E kemi bërë më mirë punën në pjesën e dytë, por goli i pësuar na hoqi përgjegjësinë dhe u munduam të bënim diçka ndryshe. Sigurisht, të luash një ndeshje ndaj një skuadre të tillë nuk është e lehtë, e keqja është se e pësuam ne golin”.
A mund të bënim më shumë?
“Mund të bënim më shumë, por mendoj se u paraqitëm mirë në pjesën e parë, thuajse nuk i lamë asgjë kundërshtarit. Fatkeqësisht në pjesën e dytë kemi bërë këtë gabim. Pastaj kur je në disavantazh ndaj tyre është problem. Ata kanë forcë mbrapa, shpejtësi. U munduam t’i kundërsulmonim në shpejtësi, por nuk ia dolëm”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












