Ironizon deputeti demokrat: Ministrja “e përgjegjshme” e Arsimit…, nuk di asgjë për arsimin

Shares

Kreut të departamentit të Arsimit në PD, Luçiano Boçi, ka ironizuar me dekalrat e mbrëmshme të msitres së Arsimit, Lindita Nikolla, ku mbizotëronin përgjigjet “nuk e di…”, “nuk e di…”.
Sipas deputetit demokrat, përballë “padijes” së ministres” “fajtor” janë vetë maturantë, që janë treguar ‘të pavëmendshëm”, sipas Lindita Nikolla.

Deklarata e plotë e kreut të departamentit të Arsimit në PD, Luçiano Boçi


luciano boci, prononcim te pdMinistrja e arsimit më në fund i gjeti fajtorët “e vërtetë” të katrahurës e amullisë së procesit të pranimit në Universitete! Bravo i qoftë!
Shpëtuam, se kemi gjithë këto ditë që grindemi.
Sipas saj, fajtorët ishin vetë maturantët, të cilët i cilësoi si “të pavëmendshëm dhe të papërgjegjshëm”!!!!???
Epo Ministre më “të përgjegjshme”, nuk më kishin zënë ndonjëherë sytë e më kishin dëgjuar veshët.
Me shumë “përgjegjshmëri”, pohoi se:
– Nuk e dinte që udhëzimi 13 ishte ai që përcaktonte procedurën e regjistrimit!
– Nuk e dinte që udhëzimi 13 ishte ndryshuar para pak ditësh!
– Nuk dinte se çfarë do të ndodhte me udhëzimin pas datës 20. Do të ndryshonte apo jo?! Do shohim e do bëjmë tha për një vendimmarrje.
– Nuk e dinte se si do të mund pranoheshin maturantët që nuk kishin fituar në raundin e dytë asnjë preferencë.
– Nuk dinte si do të plotësoheshin kuotat bosh dhe pas ezaurimit të vijës së kuqe.
– Nuk dallonte degët me konkurrim.
– Nuk e dinte që “rregullat e lojës” ndryshuan. Madje këtu na preku se tek shprehja “rregullat e lojës”, na u ndal tek fjala lojë. Për të treguar “përgjegjshmërinë” e madhe, na tha që kjo nuk është lojë, është gjë shumë serioze!!! Hajde mos e beso po deshe pastaj!?
– Nuk e dinte që Ministria kishte shkelur ligjin e AL, me AKP-në. Ajo është baras me QSHA – tha, çështje emri! Ou!!! Harroi Ministrja që vetëm për emrin Arte, apo Histori arti, u dogjën në Gazetari me dhjetëra maturantë.
– Nuk dinte t’i jepte një përgjigje të vërtetë e të saktë kërkesave të maturantëve.
Shkurt nuk dinte asgjë.
Sa të lumtur do ishin maturantët dhe shumë të tjerë, sikur mos kishte dalë fare!!!!!!!
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...