Foto Ilustruese
Kultivimi dhe trafikimi i kanabisit bëhet nga varfëria, është refreni më i fundit që “këndon” së fundmi ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Përballë kësaj situate ai ka justfikuar “një sy qorr e në vesh shurdh” dhe ia ka lënë autoriteteve italiane, të merren me trafikantët “varfanjakë”.
Për pasojë, mëngjesin e sotëm Guardia di Financa e Salentos ka bllokuar një gomone me më shumë se 700 kilogramë kanabis sativa, ndërsa në pranga janë vënë dy skafistët shqiptarë nga Vlora.
Mësohet se dy skafistët kanë tentuar që të arratisen, por janë kapur nga motovedetat e Guardia di Financës. Pas arrestimit ata janë dërguar në ambientet e kazermës së Leçes, ku do të merren në pyetje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












