Edi Rama kontrollon drejtësinë me vëllanë e trafikantit ndërkombëtar të drogës

Shares

Vetëm në kazanin e mbetjeve të Edi Ramës mund të gjesh kryetar komisioni ligjesh, një njeri që pretendon se do të reformojë drejtësinë, ndërkohë që i vëllai është në hetim për trafik droge nga shteti Italian.
Denoncimi bëhet nga kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj.
Duke përmendur një fakt, sipas të cili Antimafia italiane i ka dorëzuar policisë shqiptare përgjimet për 7 rastet e evidentuara ku është përfshirë drejtpërdrejtë Agron Xhafaj, në importimin, furnizimin, shpërndarjen dhe shitjen e lëndës narkotike në zona të ndryshme të Italisë, Alibeaj shton se Fatmir Xhafaj, i përzgjedhuri nga Edi Rama për të luftuar korrupsionin në drejtësi ka përdorur të gjitha levat e pushtetit për të ndalur zbatimin e ligjit edhe pse shteti italian i ka sjelle të plota përgjimet e bëra për Agron Xhafajn.
Për kreun e Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Ky është shteti që ngriti Edi Rama, me trafikantë, kriminelë, vrasës e tutorë prostitutash.
Mbajtja me çdo kusht e pushtetit jashtë vullnetit te qytetareve është arsyeja se pse Edi Rama refuzon të zbatoje ligjin e dekriminalizimit.

Deklarata plotë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj


enkelejd alibeaj, 11 tetorVetëm në kazanin e mbetjeve të Edi Ramës mund të gjesh kryetar komisioni ligjesh, një njeri që pretendon se do të reformojë drejtësinë, ndërkohë që i vëllai është në hetim për trafik droge nga shteti Italian.
Njeriu i përzgjedhur nga Edi Rama për të luftuar krimin në radhët e gjyqësorit është i zhytur në krimin e familjarit të tij.
Antimafia italiane i ka dorëzuar policisë shqiptare përgjimet për 7 rastet e evidentuara ku është përfshirë drejtpërdrejtë Agron Xhafaj, në importimin, furnizimin, shpërndarjen dhe shitjen e lëndës narkotike në zona të ndryshme të Italisë.
Por i përzgjedhuri nga Edi Rama për të luftuar korrupsionin në drejtësi ka përdorur të gjitha levat e pushtetit për të ndalur zbatimin e ligjit edhe pse shteti italian i ka sjelle të plota përgjimet e bëra për Agron Xhafën, vëllain e Fatmir Xhafajt, prova këto që faktojnë përfshirjen e tij në trafik droge.
Policia hesht, sepse Edi Ramës i duhet Fatmir Xhafaj për të bërë drejtësinë siç e do ai, ku mbrohet krimineli, trafikanti, hajduti dhe dënohet qytetari që guxon ti kundërvihet pushtetit të inkriminuar të Edi Ramës.
Fatmir Xhafaj vazhdon të drejtojë komisionin e ligjeve sepse kështu mbron vëllanë trafikant droge.
Ky është shteti që ngriti Edi Rama, me trafikantë, kriminelë, vrasës e tutorë prostitutash.
Mbajtja me çdo kusht e pushtetit jashtë vullnetit te qytetareve është arsyeja se pse Edi Rama refuzon të zbatoje ligjin e dekriminalizimit.
Aleanca e krimit, drogës dhe plehrave nuk do ta shpëtojë dot Edi Ramën nga zemërimi i qytetarëve.
Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...