Kardinali Ernest Troshani: Zoti pastë mëshirë dhe shpërblim për të gjithë

Shares

Ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, Kardinali Ernest Troshani, i cili është pritur nga kryeministri Edi Rama si dhe përfaqësues të Kishës Katolike në vend.
Troshani është shqiptari i dytë që shpallet kardinal nga Papa.
“Bashkëpunim me veprat tona për të mirën dhe për përhapjen e vëllazërisë me njëri-tjetrin. Zoti pastë mëshirë për të gjithë dhe shpërblimi është për të gjithë”, u shpreh ai nw aeroport.
Ai deklaroi se nuk i kishte shkuar ndërmend se do të bëhej Kardinal, ndërsa dërgoi edhe një mesazh për shqiptarët.
“O Zot, shëndet për të gjithë për një qëllim të shenjtë, për të mirën e të gjithë vëllezërve, për rimëkëmbjen e popullit shqiptar. Veprat e mira e ndjekin shpirtin ngado që shkon”.
Papa Françesku e shpalli atë Kardinal në meshën e së dielës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...