Rama, do te marrim nje vendim per shkollat javen tjeter

Shares

Kryeministri Rama deklaroi sot se ka ndermend te marre nje vendim per shkollat.

”Ne fillim të javës tjetër do të kemi një vendim për shkollat dhe universitetet. Nuk është e lehtë. Deri sot që flasim vetëm Danimarka i ka hapur shkollat, pjesërisht edhe ajo. Me gjithë kryeministrat e tjerë që kam folur kam dëgjuar të njëjtën gjë: nuk e dimë çfarë të bëjmë, do ta shikojmë’, tha Rama.

Ndërsa theksoi se rrisku është shumë i madh me hapjen e tyre, kujtoi edhe atë që e quajti taksirat të vendit, për shkak se tërmeti i 26 nëntorit ka prishur shumë godina ku mësonin nxënësit.

“Mos të harrojmë që kemi edhe një taksirat tjetër, pasojat e tërmetit, ku kemi humbur shume shkolla ne zonen me te mbipopulluar te Shqiperise, Tirane Durres e ne rreth, qe na ka sjellë mbipopullime në shkollat e tjera. Nëse i hapim shkollat, rrisku është shumë i madh. Sidoqoftë do të kemi një vendim javën e ardhshme”.

Shkollat ne Shqiperi po zhvillojne mesimin online por nje numer nxenesish e studentesh nuk i frekuentojne dot per shkak te mungeses se internetit dhe pajisjeve te pershtatshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...