Këngëtarja me famë botërore na tregoi sëmundjen e rrallë nga e cila...

Këngëtarja me famë botërore na tregoi sëmundjen e rrallë nga e cila vuan: Kam dhimbje kronike

44
0
Shares

Këngëtarja plot stil dhe shume e dashur nga të gjithë, Sia zbuloi së fundmi diçka thellësisht personale, qe nuk e kishim ditur.

Këngëtarja ka postuar vetë në Ttwitter se vuan nga një sëmundje neurologjike dhe po “perballet me dhimbje kronike” për shkak të sindromës Ehlers-Danlos.

“Unë thjesht kam dashur t’u them atyre që vuajnë nga dhimbja, qoftë fizike apo emocionale, unë ju dua, vazhdoni,” shkruante ajo në Twitter. “Dhimbja të demoralizon, por nuk jeni vetëm.

CNN dhe dhjetera media te tjera të huaja shkruajnë se sindroma Ehlers-Danlos është një grup çrregullimesh që prek indet lidhës që mbështesin lëkurën, kockat, enët e gjakut dhe organet dhe indet e tjera.

Sipas Bibliotekës së Mjekësisë së Institutit Kombëtar të Shëndetit, shumë njerëz me kete sindromë kanë lëkurë të butë, të brishtë dhe mavijosen lehtë. Ka 13 lloje të sindromës Ehlers-Danlos, që nga viti 2017, sipas NIH. Njerëzit me formën “klasike” të gjendjes mund të pësojnë plagë që zgjerohen me kalimin e kohës, thekson NIH. Format e gjendjes prekin të paktën 1 në 5,000 njerëz në të gjithë botën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY