FOTO GALERI/ Tirana nën ujë, bllokohet autostrada Tiranë – Durrës

Shares

Image GalleryShirat e ditës së sotme kanë shkaktuar situatën e zakonshme të emergjencës në Tiranë. Ndërsa një pjesë e konsiderueshme e qytetit ndodhet nën ujë, “kontribut” ka dhënë edhe lumi Lana. Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, në banesa, biznese e rrugë.
Rrugët hyrëse të qytetit, kryesisht autostrada që e lidh me Durrësin, janë shndërruar në “lumenj”.
Situatë problematike paraqitet edhe në një pjesë të autostradës Tiranë – Durrës, pranë zonës së Maminasit.
Sipas Policisë së Tiranës, mësohet se është bllokuar autostrada Tiranë – Durrës. Policia apelon, që lëvizja e mjeteve në drejtim të Durrësit dhe anasjelltas do bëhet nga Ndroqi.
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut është bllokuar Autostrada Tiranë –  Durrës, ku ka prezence të madhe uji nga Brunes deri te mbikalimi Kashar.
NË terren kanë shkuar zjarrfikëset edhe janë duke bëre të mundur nxjerrjen e mjeteve të bllokuara.
Për sa i përket situatës në qytet, zonat më problematike janë “Don Bosco”, Laknas, e Paskuqan.
Kjo situatë është pasuar edhe me një trafik të dendur në rrugët e brendshme të Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...