VIDEO/ Gjenden thasë me kanabis në Vlorë…, por asnjë autor

Shares

Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Vajzë, ka konstatuar një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike në një banesë të pabanuar në hyrje të këtij fshati, me peshë totale prej 466 kg, të llojit Cannabis Sattiva (80 thasë).
Po gjatë kontrollit të ushtruar në këtë zonë,  Policia  ka sekuestruar një sasi me lëndë narkotike prej 14 kg, të llojit Cannabis Sattiva (2 thasë) brenda një ndërtimi me dru e të mbuluar me plasmas.
Po punohet për zbulimin, identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës të përfshirë në veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...