Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit “Elbasan Arena” ditën e shtunë do të luhet nën masa të rrepta sigurie. Burime nga policia bëjnë të ditur se stadiumi do të menaxhohet nga drejtoria e Policisë së Shtetit, ndërsa qyteti i Elbasanit do të menaxhohet nga Drejtoria vendore.
Masat në stadium do të jenë maksimale, me kontrolle të rrepta sigurie dhe me qen antieksploziv për sendet e palejuara. Të angazhuar do të jenë edhe forcat RENEA, FNSH dhe Forcat e policisë së Tiranës.
Shoqërimi i skuadrës izraelite për në stadium do të bëhet nga Forcat Speciale dhe policia Rrugore e Tiranës.
Burime nga policia konfirmojnë se nuk ka ndonjë të dhënë nga agjencitë e zbatimit të ligjit për ndonjë rrezik në stadiumin “Elbasan Arena”, por masat e rrepta do të ndërmerren për mbarëvajtje sa më të mirë të ndeshjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












