Gjendet trupi i pajetë i 43-vjeçarit, i cili u mbyt tri ditë më parë në lumin e Matit është gjetur sot.
Mësohet se Xhevahir Ndoji u gjet nga disa banorë të rastit, ndërsa ai u mbyt më 8 tetor në Plan Bardhë. Sipas të dhënave, raportohet se babai i 4 vajzave është gjetur 40 km larg vendit të ngjarjes.
Ditën e djeshme familjarë të tij deklaruan se kanë dyshime që ngjarja nuk ka qenë aksidentale, por e qëllimshme. Xhaxhai i tij theksoi se nuk kishte asnjë mundësi që një makinë 3 ton të batohej dhe nipi i tij të mbytej.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












