Ne foto, agjente izraelite perpara stadiumit ne Elbasan
Agjentet izraelite kanë marrë nën kontroll stadiumin e Elbasanit ndërsa do të komandojnë të gjithë forcat shqiptare te rendit qe do te jete e pranishme per ndeshjen e futbollit.
Prej ditës së mërkurë, e gjithë policia e qytetit të Elbasanit ka kaluar në shërbim 24 orë. I gjithë perimetri i stadiumit “Elbasan Arene” ruhet nga kamerat e sigurisë e po kështu, edhe lokalet të cilët ndodhen pranë, lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre deri në orën 18.00.
Gjatë zhvillimit të ndeshjes, një helikopter do të patrullojë për të monitoruar edhe lartësitë e pallateve që gjenden pranë stadiumit. Policia e shtetit tregohet e rezervuar për marrjen e masave të sigurisë për transportin e ekipit të Izraelit nga Rinasi ne Tirane e me pas ne Elbasan.
Ndërkaq burime të besueshme nga policia bëjnë të ditur se bëhet dhe bllokim i valëve të telefonave celular ne zona te caktuara, sipas vizionplus. Për arsye sigurie FIFA vendosi qe ndeshja te kalonte nga stadiumi “Loro Borici” në “Elbasan Arena”, pasi shërbimi sekret Mossad kishte te dhëna per sulme te mundshme, nga pjesëtaret e grupit te arrestuar javën e kaluar ne Shkodër. Te dhënat u siguruan nga përgjimet qe u jane bere 4 personave te prangosur: Ergys Faslliu , Bekim Protopapa, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani, si dhe 7 personave te tjere te kapur ne Kosove e Maqedoni.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












