Sot gara. Mijera te rinj ne konkursin per police

Shares

Mbi 2000 aplikantë do të marrin pjesë në testimin me shkrim për Patrullë të Përgjithshme. Testimi zhvillohet në dy faza, ku si fillim në provim do të futen aplikantët e qarqeve Tiranë, Berat, Durrës e Fier. Ndërkohë në fazën e dytë do të marrin pjesë aplikantët e qarqeve Gjirokastër, Vlorë, Elbasan, Korçë, Lezhë, Shkodër, Kukës, Dibër. Me 3 korrik u hapën aplikimet 500 vende, për Patrullë të Përgjithshme.

Thirrjes së Policisë për t’u bërë pjesë e saj iu përgjigjën 2 120 të rinj e të reja nga gjithë vendi. Për t’u ardhur në ndihmë atyre që nuk i përmbushnin dot të gjitha kriteret deri në datën 3 gusht, Policia e shtyu afatin e aplikimeve deri në datën 15 gusht.

Ditën e djeshme, drejtori i Kolegjit Policor, Drejtues Ylli Vasili pohoi se çdo konkurrent, në fund të çdo faze konkurrimi, në rast se nuk është dakord me rezultatin, ka të drejtën e ankimimit brenda dy ditëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...