Dy vjet burg kërkoi sot Prokuroria e Krimeve të Rënda për gjyqtarin e Tiranes Ibrahim Hoxha.
Kërkesa e prokurorisë u bë në seancën gjyqësore, ku prokuroi paraqiti pretencën edhe për të akuzuarit e tjerë.
Sipas pretencës, prokuroi kërkoi edhe dënimin e Dritan Jazenxhi me një vit burg, për Novruz Gajda 10 muaj burg, ndërsa për djalin e gjyqtarit Ledjon Hoxha 4 muaj burg, konvertuar në 20 muaj “shërbim prove” dhe Altin Malaj 18 muaj “shërbim prove”.
Për Gerald Hoxha, kushëririn e gjyqtarit prokurori kërkoi 100 mijë lekë gjobë.
Gjyqtari Ibrahim Hoxha u arrestua mbrëmjen e 2 majit të këtij viti.
Ibrahim Hoxha, është i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarit…”, parashikuar nga neni parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, pasi i ka marrë një personi 6 milion lekë, kundrejt një vendimi gjyqësor.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
DETAJET/ Zbardhet përgjimi që çoj në burg gjyqtarin Ibrahim Hoxha
/web/DETAJET_Zbardhet_pergjimi_qe_coj_ne_burg_gjyqtarin_Ibrahim_Hoxha_18304_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












