Ka mbetur në fuqi masa për pezullimin e ligjit të Vetting-ut.
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e Kuvendit, për heqjen e pezullimit për Vettingut.
Në kërkesën e paraqitur në Gjykatën Kushtetuese, PD kërkon shfuqizimin e Vettingut, pasi sipas tyre bie ndesh me Kushtetutën e vendit.
Sipas PD, me këtë ligj “qeveria kërkon të marrë kontrollin e gjyqësorit”.
Në seancën e sotme, Gjykata ka dëgjuar argumentet e palëve, të cila përfaqësoheshin, PD nga Oerd Bylykbashi, Gazmend Bardhi dhe Ivi Kaso, ndërsa PS nga Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Vasilika Hysi.
Të pranishëm në seancën e sotme ishin edhe përfaqësues të Unionit të Gjyqtarëve, kryetari Gerd Hoxha, si palë në gjykim, si edhe ambasadori i SHBA në vendin tonë Donald Lu, dhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.
Në paraqitjen e argumenteve të tij, deputeti socialist Pandeli Majko kërkoi të hiqet masa e pezullimit të ligjit të Vettingut.
“Nuk dimë arsyet përse Gjykata e pezulloi Vettingun. Nuk ka dyshime serioze që bie ndesh me Kushtetutën”, tha Majko.
Në përgjigje të kësaj, gjyqtari Gerd Hoxha tha se, “Nuk duhet hequr masa e pezullimit të ligjit. Me këtë ligj gjykatës e prokurorë do humbin punën”.
Sakaq, ndërhyri edhe përfaqësuesi i PD duke u shprehur se, “Nuk duhet hequr masa e pezullimit. Vendimi i Kushtetueses nuk duhet diskutuar, vetëm duhet respektuar”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












