FOTO LAJM/ Durrës, policia kërkon ndihmë për identifikimin e kësaj gruaje

Shares

Policia e Durrësit kërkon ndihmë e qytetarëve, për identifikimin e një gruaje,
Sipas Policisë vendore, mësohet se sot, në orët e para të mëngjesit, në afërsi të Stacionit të Trenit është gjetur nga Shërbimet e Rendit një shtetase, e cila nuk jep asnjë të dhënë që mund të ndihmojë në identifikimin e saj.
Ajo është rreth 1.65 cm e gjatë.
Nisur nga tiparet fizike ka flokë të shkurtër, ngjyrë të zeza me onde.
Ka të veshur një xhup të zi, një palë xhinse ngjyrë blu dhe këpucë ngjyrë  kafe.
E pyetur nga Oficerët e Policisë dhe në prani të Psikologes ka shkruar në një letër fjalët “Fatime dhe Gramsh”.
Kjo grua, ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
“Duke ju falënderuar për bashkëpunimin çdo person, i cili e identifikon është i lutur të kontaktojë më numrin 069 41 10 217”, apelon policia e Durrësit.

durres, gruaja e humbur

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...