Më siguri nuk i ka marrë dot ngarkesa e parë dhe do të merreshin me rrugën e dytë.
Por policia i ka gjetur dhe sekuestruar 206 kg (kilogram) lëndë narkotike Cannabis Sativa!
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ka gjetur të braktisur një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 206 kg, në zonën e Porto Novës, në afërsi të ishullit të Zvërnecit, rreth 20 m larg bregut të detit.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 9 pako, mbështjellë me qese plastike ngjyrë kafe, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë vepër penale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












