VIDEO/Bëri për të qeshur miliona vetë, ngordh legjenda e internetit

VIDEO/Bëri për të qeshur miliona vetë, ngordh legjenda e internetit

632
0
Shares

Të gjithë mbase e kemi parë të qarkullojë në internet imazhi i saj, i cili ka qene fiksues për vite me radhë. Kjo pasi, macja nga Arizona iu dhuroi miliona njerëzve buzëqeshje.

Grumpy Cat, macja e famshme e internetit për shkak të shprehisë së përhershme të fytyrës së saj, ka ngordhur. Pronarët e saj ndanë lajmin e hidhur me fansat e maces në internet. Kafsha ngordhi në moshën 7 vjeçare.

Në një postim në internet, pronarët njoftuan se Grumpy Cat ngordhi të martën pasi një infeksion i traktit urinar që iu shfaq kohët e fundit.

Grumpy, emri i vërtetë i së cilës është Tardar Sauce, u bë virale në vitin 2012 pasi fotot e fytyrës së saj u shfaqën në internet. Fytyra e maces tregonte një zemërim të përhershëm dhe nuk i ndryshonte në asnjë moment. Dhe imazhi i saj u bë shumë shpejt meme.

Sipas pronares Tabitha Bundesen, shprehja e fytyrës së saj shkaktohej nga fakti se ishte xhuxhe dhe se dhëmbët e saj të poshtëm ishin përtej të sipërmve.

Cat Grumpy udhëtoi në botë duke bërë shfaqje televizive dhe në vitin 2014 madje luajti filmin e vet të Krishtlindjeve. Ajo numëronte më shumë se 2 milionë ndjekës në Instagram.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY