Kreu i PD Lulzim Basha, sonte pas dështimit të negociatave me kryeministrin Edi Rama në Presidencë, ka preferuar të shijojë një lojë shahu me protestuesit në çadër.
Në pamjet e publikuara nga Opinion.al, Basha shfaqet mjaft i qetë, teksa shikon një lojë shahu mes deputetit demokrat Aldo Bumçi dhe një protestuesi.
Opozita është në ditën e 76 të protestës, pas dështimit të takimit të dytë dhe mosgjetjes së konsensusit politik për zgjidhjen e krizës, me shumë gjasa, aksioni opozitar pritet të radikalizohet.
Nuk dihet ende se si do të përfundojë loja e nisur, mirëpo, ajo çfarë mund të themi është se pakkush e di se kush do kapet “mat”…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












