PADIA/ Gjyqtarët ankimojnë në Kushtetuese një tjetër ligj të reformës në drejtësi

Shares

Sikurse kishin paralajmëruar, gjyqtarët kanë ankimuar sot në Gjykatën Kushtetuese, një tjetër ligj të paketës së reformës në drejtësi.
hyrjaKanë qenë dy kryetarët e dy shoqatave të gjyqtarëve, respektivisht Erjon Bani, kryetari i Shoqatës Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë (SH. K. GJ. R. SH.) DHE Gerd Hoxha, kryetari i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë (U. GJ. SH), të cilët kanë depozituar sot
kërkesën e tyre
prej 58 faqesh, me 53 vërejtjet e tyre të argumentuar ndaj Ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Ata kërkojnë gjithashtu, që deri në fazën e përfundimit të shqyrtimit të këtij ligji, kjo gjykatë të pezullojë efektet e tij.
konkluzionetAnkesa e gjyqtarëve është e dyta, ndaj paketës së ligjeve të reformës në drejtësi, pas asaj të ligjit për Vettingun, e cila, pas vendimit për pezullimin e efekteve të tij, është në fazën e shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...