Sherri për picat , kërcënon “kolegun” me armë

Shares

Një sherr ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm mes punonjësve të një picerie në Tiranë, ku mësohet se janë nxjerrë edhe armët. Burime nga policia thanë se është shpallur në kërkim një i ri.
Të njëjtat burime policore thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 minuta të mëngjesit tek sheshi “Willson”.
Sipas policisë, 18-vjeçari me inicialet E. I., që punonte si motorist në një piceri në Tiranë, në orën 01:30, tek rruga “Gjin Bue Shpata”, pranë sheshit “Willson”, ka kanosur me armë zjarri, pistoletë, kolegun e punës F. L., 23 vjeç.
Kanosja mësohet se kishte ardhur pas një sherri që kishin pasur dy kolegët në lidhje me shpërndarjen e picave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...