Presidenti i Republikës italiane zyrtarizon dorëheqjen e kryeministrit Matteo Renzi.
Pas takimit mes Sergio Mattarellas dhe Renzit, Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës italiane, Ugo Zampetti, ka deklaruar për mediat se Presidenti ka pranuar dorëheqjen e Kryeministrit të Italisë.
Ai shtoi se duke filluar nga dita e nesërme, 8 dhjetor 2016, Presidenti do të nisë konsultimet me të gjitha forcat politike mbi krijimin e qeverisë së re.
Dorëheqja e Renzit vjen në të njëjtën ditë që Senati italian votoi projektligjin e buxhetit me 166 vota pro, kusht ky i vendosur nga Presidenti i vendit Serxho Matarela për të zhbllokuar dorëheqjen e kryeministrit italian Matteo Renzi.
Për buxhetin votuan kundër 70 ligjvënës, ndërsa një abstenoi.
24 orët e ardhshme do të jenë deçisive për të kuptuar çfarë drejtimi do të marrë kriza politike e shkaktuar pas fitores së kampit kundër në referendumin kushtetues të propozuar nga Renzi.
Matteo Salvini, sekretar i Ligës së Veriut kërkoi votim të menjëhershëm të ligjit elektoral ose në të kundërt do t’iu bëjnë thirrje italianëve të dalin në shesh.
Nëse në Itali do të ketë zgjedhje të parakohshme apo qeveri teknike, kjo do të vendoset gjatë ditëve në vijim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












