Dhuna ndaj grave arrin ekstremin.
“In TV” ka publikuar një rast të një gruaja, e cila detyrohej nga burri i saj të prostituohej dhe më pas ai të blinte heroinë.
“Ai më nxori mua në rrugë të prostituoja për të bërë lekët e më pas ti përdorte për drogë”, thekson ajo.
Një dramë e vërtetë mund të konsiderohet jeta që ka barë më parë kjo gruaje, e cila preferon të thërritet Ela.
Ajo dhunohej sistematikisht në sy të fëmijëve, ndërsa dhuna bëhej më ekstreme kur ajo refuzonte që burri ta drogonte. Gruaja përpiqej që të rezistonte, pasi e dinte efektin e heroinës.
“Kisha informacion se heroina dëmton rëndë shëndetin, të jep varësi. Të largon një njerëzit e tu më të afërt. Vetëm e ke mendjen ku të gjesh lekë që të blesh drogë. Ngaqë e kisha këtë informacion, nuk pranoja ta pija. Por ai ma dha me zor”, shton gruaja.
Në momentin që ajo i kërkon divorcin, burri i saj e dhunon sërish, ndërsa tashmë ai është në burg.
“I thash dua të ndahemi, ai më tha ‘do të vras’. Unë ika në shtëpi dhe ai më çahu në kokë. Mora urdhër mbrojte”, pohoi ajo.
Me mesazhin që ka kjo grua, tregon se ka brenda vetes një forcë të madhe, pasi dje mundi dhunën, sot është duke luftuar me drogën.
“Do ju them që mos ta mendojnë asnjëherë që ta çojnë ndonjëherë në mendje. Do pendohen dhe s’do dinë që të dalin nga vallja, si i thonë një fjale. Do largohen nga familja, nga gjithçka. Është një gjë shumë e keqe droga”, përfundon rrëfimin prekës 30-vjeçarja tashmë e divorcuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












