Presidenti Bujar Nishani, i cili nuk e ka fshehur ambicien për një mandat të dytë në krye të shtetit, është i ftuar në studion e Tonight Ilva Tare, në një intervistë për të gjithë përvojën e tij 5 vjeçare në krye të shtetit.
Nishani tha se fjalimi i djeshëm i kryeministrit Edi Rama përpara ushtarakëve ishte i padenjë dhe ndodh për herë të parë në 25 vite.
Gjatë intervistës, Presidenti theksoi se Gjykata Kushtetuese ka dërguar dy variante të përkthimit të ligjit të Vettingut në Komisionin e Venecias.
Nëse varianti i parë ishte në rregull, tha Presidenti, nuk kishte pse dërgohej edhe një variant i dytë. Ai tha se përgjegjësitë duhet të dalin për këtë.
Gjatë intervistës, Nishani tha për herë të parë se fitimet nga kanabisi gjatë këtij viti janë 2 miliardë euro dhe këtë sipas tij e kishte siguruar nga informacionet zyrtare.
Reforma në drejtësi z. President ka pasur një angazhim të madh. Dua të ndalem në disa aspekte… Ju kaluat në heshtje ligjet emergjente. Pse zgjodhët të flisnit me heshtje?
Reforma nuk mund të bëhet në kushte emergjente, sepse është një reformë delikate sepse kërkon krijimin e institucioneve të reja, do ta shtrijë implementimin në disa vite dhe do të shtrijë ndikimin në 5 dekada. Po u bë me urgjencë bëhen gabime. Në rastet e ligjeve i kam shpjeguar pse i kam kaluar në heshtje. Ligje të tilla duan konsensus. Për mua është kusht për demokracinë. Po i referohem adresimit që bëri Obama në fjalimin e fundit në Greqi. E citoj: Demokracia për definicion do të thotë që ti nuk i merr dot ato që dëshiron.
Që do të thotë përfshirje dhe kompromis. Unë i besoj z. Obama. Për mua është domosdoshmëri të kemi konsensus. Ndryshimet kushtetuese me konsensus janë garanci që të jenë funksionale. Së dyti, ndryshimet kushtetuese por edhe ndryshimet e ligjeve i hapin rrugë reformës në drejtësi, krijojnë një sërë institucionesh. Ne kemi bërë një reformë kushtetuese që ka prekur sistemin politik në Shqipëri, sepse ka prekur balancat e pushteteve. Janë një sërë kompetencash të Parlamentit i kanë kaluar qeverisë dhe të Presidentit i kanë kaluar qeverisë.
Ligji i Vettingut që përveç pjesës që nuk është arritur me konsensus, denigrohej presidenti, të cilit i kërkoheshin disa afateve që është i pamundur. I kërkohej Presidentit që deri në mesin e shtatorit të përmbushte disa detyrime që ligji kishte paraparë dhe që nuk realizoheshin para tetorit. Nuk arrij të kuptoj dot se si agjencia e inteligjencës së policisë, do të kontrollojë integritetin e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Do ta fusë procesin në një ngërç.
Lu flet për të frikësuar që po përpiqen ta bllokojnë, duke shpikur histori me përkthime… A po përpiqet PD ta pengojë zbatimin e Vettingut?
Unë nuk mundem dhe nuk do të lejoja të bëja gjykimin as ndaj partive politike dhe as ndaj ambasadorëve të huaj. Presidenti është strikt, për të cilat jam i detyruar por edhe në kulturën politike për t’i respektuar. Në rastin e Ligjit, Gjykata Kushtetuese ka dërguar në Venecia dy variante. Venecia ka afishuar dy variantet e përkthimit.
Kjo është e vërtetë dhe nuk po e sajojmë. Kush e ka bërë gabimin? Mbetet për t’u parë dhe nuk është e vështirë. Dimë që i vetmi institucion ligjor është Drejtoria e Përkthimeve pranë Ministrisë së Drejtësisë. Nuk e di nëse janë përkthyer nga përkthyesit zyrtar. Janë njerëz me eksperiencë që punojnë për dokumentet zyrtare. Ka një praktikë të vazhdueshme.
Kanabisi?
Thirra mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Informacionet që vinë tek Presidenti tregojnë se mesatarisht është një përfitim për këtë vit prej 2 miliard eurosh nga trafikimi i lëndëve narkotike. Informacionet që vinë informacione zyrtare të shtetit shqiptar. Është ekonomi e zezë. Nëse dikush mendon që nuk duhet të alarmohemi sepse kjo mund të kthehet në pjesë të debatit politik, kjo nuk funksionon tek unë. Ne buxhetin e kemi 5 miliard dollarë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












