Sa shpenzojnë shqiptarët për dasma

Shares

“Shpenzimet për martesat janë më të larta në Lindjen e Mesme dhe në vendet ish-komuniste”.
Me këtë rezultat ka dalë, Departamenti për Popullsinë i Kombeve të Bashkuara, në një raport të publikuar së fundmi.
Sipas këtij raportit në vendin e parë për shpenzimet, me një koeficient në vlerën 9.7 renditet Azerbajxhani, në vendin e dytë renditet Bjellorusia, ku ky koeficient kap vlerën 9.2, ndërsa në vendin e tretë për shpenzimet më të larta për martesat, renditet Rusia.
Për sa i përket Evropës, Shqipëria renditet e katërta me koeficient 8.9, duke lënë pas edhe Turqinë që e ka koeficientin 8, shkruan BS.
Kjo renditje tregon padyshim edhe rritjen e numrit të kompanive që merren me organizimin e dasmave në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...