Si u dashurua shqiptarja e martuar me ‘bosin’ e ISIS

Shares

Valbona Berisha, 33-vjeçarja shqiptare që braktisi bashkëshortin dhe dy vajzat në Itali për t’iu bashkuar ISIS në Siri, raportohet se është dashuruar me një nga krerët e organizatës terroriste pasi fliste me të nëpërmjet internetit.
Ka dy personazhe kyçe në radikalizmin e Valbona Berishës, shkruajnë mediat italiane.
Ata janë, Shefqet Krasniqi, ekstremist islamik sunit, imam i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, i cili u arrestua së bashku me ekstremistë të tjerë kosovarë nën akuzën e rekrutimit dhe lehtësimit të aktiviteteve terroriste.
Dhe përveç tij edhe predikuesi Omer Bajrami i Maqedonisë, imam i xhamisë në Shkup, edhe ky i akuzuar për rekrutim dhe inkurajim të njerëzve drejt organizatave terroriste të ISIS, raporton “Il Giornale”.
Në kompjuterin e Valbonës janë zbuluar “një sasi e konsiderueshme imazhesh të lidhura me rrugën e saj drejt radikalizmit” shkruajnë hetuesit që urdhëruan arrestimin e shqiptares.
Në mënyrë të veçantë kanë qenë kërkimet që bënte Valbona në Youtube për ndjekjen e dy imamëve ekstremistë.
Sipas mediave italiane, Valbona kishte biseduar në “chat” me dy predikuesit, më pas me disa nga terroristët e lidhur me Al Baghdadi-t, dhe pastaj ra në dashuri dhe u martua me një nga të indoktrinuarit.
Për t’u bashkuar me të në vitin 2014 ajo udhëtoi në Al-Bab, 40 km në veri të Alepos, një nga zonat më të nxehta ushtarake. Valbona kishte me vete djalin e saj 6 -vjeçar Alvin, edhe pse nuk dihet nëse janë aktualisht gjallë.
Kushërira e Valbonës, Irma Berisha dëshmoi për hetuesit: “ Një natë u takuam në shtëpinë e nënës sime . Pas darkës që hëngrëm, Valbona tha se do nisej për Siri, donte të largohej nga burri i saj Afrimi pasi ai e rrihte . Ajo donte të ndryshonte jetën e saj dhe donte të ndihmonte nevojtarët në një spital në Alepo. Valbona kishte pak kohë që fliste për kalifatin, predikuesit dhe burrin e ri”.
Të vetmet informacione të sigurta që djali i Valbonës është në Siri në dispozicion të ISIS vijnë nga një italiane e kthyer nga Siria .
“Gruaja dhe fëmija yt janë në Unamet, djali pyet gjithnjë për ty ,” mësohet t ’i ketë thënë italiania Afrimit.
Pak ditë më parë u lëshua një urdhër-arresti për shqiptaren.
Mediat italiane kanë zbuluar edhe një bisedë që ka bërë djali i mitur që ka marrë me vete Valbona në Siri, me të atin, Afrim Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...