Sekuestrohen municione luftarake në Gramsh, si pasojë është arrestuar në flagrancë një shtetas .
Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Bledar Kumrija, 30 vjeç, banues në fshatin Pishaj, Gramsh
Ky shtetas u arrestua nga efektivët e policisë, pasi në bazë të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan më datë 07.12.2016, u bë kontrolli i banesës së tij.
Si rezultat, grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 11 copë kaseta metalike ku secila ka 720 copë fishekë model 56 kalibër 7.62 mm
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













