Plagosje me thikë në shkollë, procedim penal 15 vjeçarit

Shares

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës filluan procedimin penal në ngarkim të shtetasit D.D. 15 vjeç, banues në Durrës.
Më datë 07.12.2016, rreth orës 10:30, në lagjen Nr.16, në rrugën përpara shkollës, gjatë pushimit të madh  është konfliktuar për motive të dobëta dhe ka goditur me thikë në këmbën e majtë, shtetasin K.P. 16 vjeç, banues në Shënavlash Durrës.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Autori dhe i dëmtuari studionin në të njëjtën shkollë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një thikë, tip biçaku me mbishkrimin”CriVit”.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Plagosja e lehtë me dashje”dhe”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”parashikuar në nenet 89 dhe 279 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...