EMRAT/ Kapen “arinjtë e natës” , shpërndanin kokainë në pub-et e kryeqytetit

Shares

Është finalizuar në Tiranë  operacioni “Bear” ku dy shtetas kanë rënë në pranga dhe një në kërkim pasi shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës së kryeqytetit.
Sot  specialistët e Seksionit për hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Skuadrën Shqiponjat, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– Klodian Stafa, 35 vjeç, banues në Tiranë

– Bashkim Ndreu, 33 vjeç, banues në Tiranë

Nga informacionet e marra në rrugë operative, nga Specialistët e Narkotikës, shtetasit e lartpërmendur ushtronin aktivitetin e kundra ligjshëm të shpërndarjes së lëndëve të dyshuara narkotike të llojt “Kokainë”  në lokale të ndryshme të natës së kryeqytet, kryesisht në zonën e ish bllokut.
Këta shtetas do bënin shkëmbimin e një sasie lënde të dyshuar narkotike në zonën e Zogut të Zi, në momentin  që janë afruar shërbimet kanë konstatuar të dy shtetasit e lart përmendur në brendësi të automjetit tip “Mercedes Benz” dhe kanë bërë ndalimin e tyre të menjëhershëm.
Bashkim Ndreu, duke përdorur një portofol të dyshuar si ai i policisë, prezantohej si një punonjës policie me qëllim shmangien e kontrolleve nga shërbimet policore.
Nga kontrolli i ushtruar këtyre shtetasve është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale :

– 301 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojtë”Kokainë”
– 5 aparate telefonik të llojeve të ndryshme
– 1 portofol i dyshuar si ai i policisë
– 90.000 Lekë
– 100 Euro
– 1 automjeti i tipit “Mercedes Benz”

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283-25 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...