Pasi kanë mbyllur protestën te Kryeministria, protestuesit janë mbledhur në sheshin kryesor të Qytetit Studenti, rreth ores 13:30.
Para protestuesve ka folur kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili ka theksuar se pas 26 vitesh Europa, liria dhe demokracia mbeten thjesht aspirata, të paplotësuara.
“Njeriu duhet të reflektojë për gabimet, e kundërshtarit por edhe të vetat. Sot nuk kemi demokraci, por autokraci, sundim për veten tënde, pushtet i pakufizuar në duart e Kryeministrit”, tha Basha.
Basha ka ndarë me të rinjtë reflektimet e veta dhe ka deklaruar se cfarë është ai në gjëndje të bëjë për të qenë në lartësinë e shpresës së të rinjve.
“Të drejtën për të vendosur me demokraci, për të arritur lumturinë si e mendojmë ne jo si e koncepton njëshi në parti apo kryeministri. Në këtë reflektim dua tu them se cfarë janë unë gati të bëj për të qenë në lartësinë e shpresës së cdo të riu. Dua t’u them nga ky shesh se liria si zgjidhja për gjendjen e tmerrshme fillon nga shtëpia jonë, për të shprehur pa asnjë kompleks mendimin tuaj me zë të lartë, për të kritikuar këdo, për të mos qenë servilë të kryetarit, për të qenë vetvetja, forca më e madhe në PD. Forca e ndryshimit, nuk është betejë për të sjellë PD në pushtet, për të më dhënë mua dhe ekipit tim qeverisjen”, tha ai. Sipas tij forca e ndryhsimit eshte per t’iu dhene qytetareve pushtet.
Edhe sot ka krokodilë që teksa jetojnë në Bllok mendojnë se Shqipëria është në gjendje shumë të mirë, tamam si në regjimin komunist tha Basha.
Ne vijim ai premtoi se grupi parlamentar i PD do te kete 35% deputete nga te rinjte.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












