Një i ri shqiptar po ecte si turist mes njerëzve të shumtë dhe për banorët nuk kishte asgjë të pazakontë.
Një qen i llojit “Bacos” i specializuar për drogën, nuhati praninë e kokainës dhe policia ngriti dyshimet mbi shqiptarin.
Ai u doq nga policia dhe ju nënshtrua një kontrolli. Shqiptarit iu gjetën 523 gram kokainë, vlera e të cilës në tregun me pakicë është rreth 70 mijë euro.
Droga ishte e ndarë në 5 porcione të vogla. Shqiptari u arrestua në në Mestre të Venecias në Itali.
Ai përfundoi në burg nën akuzën e trafikut të paligjshëm të drogave narkotike dhe substancave psikotrope. Hetimet janë në vazhdim për të zbuluar kanalet e tjera të trafikut në zonën e Mestre dhe në Venecia.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












