Korçë, i theu hundën shokut pse i qerasi gruan, pezullohet polici

Shares

Disa ditë pasi rrahu barbarisht një 59-vjeçar, është pezulluar nga detyra efektivi i policisë së Kufirit në Korçë, Gjergji Gjorgji.
Me gradën inspektor dhe me detyrë Ndihmës specialist kontrollor në Pustec, për Gjergji Gjorgjin kishte një kallëzim në SHÇBA për ushtrim dhune psikologjike dhe fizike. Policia e Korçës thotë se është vërtetuar që efektivi ka dhunuar 59-vjeçarin Ilir Terolli.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin nga Zvezdë, kur i moshuari ka tentuar ti paguante kafen gruas së policit, nisur dhe nga njohja që kishin mes tyre dy familjet. Por ky veprim ka bërë që efektivi të dhunojë barbarisht të moshuarin.
Sipas policisë kur ka ndodhur ngjarja efektivi Gjergji Gjorgji nuk ka qenë në detyrë apo shërbim.

Njoftimi i plotë i Policisë së Korçës


korce, drejtoria e policsePezullohet nga detyra punonjësi i policisë, dyshohet për plagosje të lehtë të një shtetasi.
Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë pezulloi nga detyra punonjësin e Policisë Inspektor Gjergji Gjorgji, me detyrë Ndihmës specialist kontrollor në SPKM Pustec. Ndaj tij, zyra e SHÇBA së Korçës kishte marrë një kallëzim nga shtetasi I. T., për ushtrim dhune psikologjike dhe fizike.
Nga veprimet e para hetimore është konkluduar se ka pasur një konflikt fizik mes punonjësit të Policisë dhe kallëzuesit, por në momentin e konfliktit punonjësi i policisë nuk ka qenë në detyrë apo shërbim.
Konflikti fizik dyshohet se është provokuar nga motive të dobëta.
Materialet me veprimet e para hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, e cila ka regjistruar procedimin  për veprën penale, “Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...