Kreu i PD-së ka reaguar sonte për murin ndarës që po ngihet në Mitrovicë.
Sipas Lulzim Bashës, Muri në Mitrovicë, akt provokues dhe destabilizues për popullatën dhe dialogun Serbi – Kosovë.
Duke shprehur mbështetjen ndaj institucioneve të Kosovës, Basha i nxit ato që në bashkëpunim me parterët ndërkombëtarë, për ta kthyer këtë situatë brenda parametrave të ligjit.
Nga ana tjetër, Basha i adreson edhe një apel qeverisë shqiptare.
“Partia Demokratike i kërkon qeverisë shqiptare të thyejë heshtjen dhe të ndërmarrë çdo hap proteste dhe sensibilizimi ndërkombëtar ndaj një akti të tillë që rrezikon të provokojë klimën e bashkëpunimit dhe paqes në Ballkan.
Ky është rasti për te folur për Kosovën me force dhe zë të lartë”, shprehet midis të tjerave Basha.
Deklarata e plotë e kreut të PD-së, Lulzim Basha

Po behen 48 ore nga fillimi i ngritjes se kesaj strukture dhe nga te dhenat e para, muri po ngrihet ne thyerje te plote te ligjeve te Republikes se Kosoves dhe ne dhunim te Marreveshjeve te arritura ne Bruksel.
Nga informacionet e deritanishme duket se muri po ndertohet i mbeshtetur dhe projektuar nga strukturat paralele serbe ne veri te Mitrovices.
Konsiderojme se ndertimi i nje strukture te tille eshte nje akt provokues dhe destabilizues per popullaten e Mitrovices, marredheniet dhe dialogun mes Serbise dhe Kosoves sikunder edhe ndaj klimes se paqes dhe stabilitetit ne Ballkan.
Nje akt i tille shkon ne te kundert te aspiratave te shprehura te vendeve te rajonit dhe perfaqesuesve te tyre per nje klime bashkepunimi ne perspektiven e integrimit europian te Ballkanit.
Partia Demokratike shpreh mbeshtetjen e plote ndaj popullit dhe institucioneve te Kosoves.
Partia Demokratike ju ben thirrje institucioneve te Kosoves qe ne bashkerendim te ngushte me partneret euroatlantike te ndermarrin cdo hap te nevojshem ne menyre te matur por te vendosur per te kthyer kete situate brenda parametrave te ligjit dhe ne respekt te marreveshjeve te arritura ne Bruksel.
Partia Demokratike i kerkon qeverise shqiptare te thyeje heshtjen dhe te ndermarre cdo hap proteste dhe sensibilizimi nderkombetar ndaj nje akti te tille qe rrezikon te provokoje klimen e bashkepunimit dhe paqes ne Ballkan.
Ky eshte rasti per te folur per Kosoven me force dhe ze te larte.
Partia Demokratike eshte ne krah te popullit te Kosoves dhe institucioneve te saj.
Partia Demokratike si ne cdo kohe edhe sot angazhohet se ne te gjitha kontaktet dhe nivelet e perfaqesimit te saj nderkombetar,do te denoncoje kete akt si dhe do te mbeshtese hapat institucionale te Qeverise se Kosoves per zgjidhjen brenda standarteve ligjore te kesaj situate.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












