Gomone për gjueti peshkaqenësh kapet ne Bari me 1.5 ton “mall” nga Shqipëria

Shares

Një gomone oqeanike që përdoret në gjuetine e peshkaqenëve u kap sot në Bari të Italisë me afro një ton e gjysëm kanabis.

Mediat italiane shkruajnë se janë arrestuar tre trafikantë shqiptarë në bordin e gomones oqeanike që po udhëtonte me shpejtësi drejt brigjeve bareze.

Në fund të ndjekjes është bllokuar gomonia 10 metra e gjatë në të cilën janë gjetur 78 pako me drogë, pesha e të cilës arrin në 1. 5 ton drogë, shkruan tg.com

Tre skafistët janë të moshës 34, 26 dhe 42 vjeç. Atyre u është sekuestruar dhe një pistoletë me plumba.

Nëse lënda narkotike do të hidhej në treg vlera që do të përfitohej kap shumën e 15 milionë eurove.

Në gjurmët e gomones opeanike u ra pas kërkimeve të Guardia Di Financa të cilët ishin njoftuar nga policia shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...