Një ngjarje tragjike ka ndodhur në kryeqytetin austriak, Vjenë, ku pas një përleshje në lagjen, Favoriten, një polak ka mbetur i vdekur, kurse një tjetër ka mbetur i plagosur, kanë shkruar mediat austriake, ndër to edhe ‘krone.at’.
Mësohet se autori i këtij krimi është një shqiptar i cili ende nuk është arrestuar nga policia austriake.
Të tre personat ndodheshin në një lokal, dhe sipas dëshmitarëve menjëherë ka ndodhur konflikti dramatik. 34-vjeçari nga Polonia mori pesë plagë të thella me thikë dhe vdiq pas 30 minutash duke u transportuar në spital, ndërsa bashkëkombësi i tij një 37-vjeçar mbeti i plagosur.
37-vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin Meidling për t’u mjekuar nga plagët. Ai tani është jashtë rrezikut për jetën, shkruan ‘Heute’.
Pas sulmit, autori është larguar nga vendngjarja. Policia po punon për kapjen e shqiptarit si dhe zbardhjen e shkaqeve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












