Policia franceze arrestoi këtë javë pesë shqiptarë, 4 burra dhe 1 grua, të dyshuar si organizatorë të një rrjeti prostitucioni në rrugët e Tuluzës, shkruajnë mediat franzece.
Rrjeti i tyre është shkatërruar tashmë dhe që të pestë janë dërguar në paraburgim në polici.
Për disa muaj, ata kanë shfrytëzuar gra të reja në moshë dhe i kanë detyruar të prostituojnë në rrugët në veri të Tuluzës.
Gratë ishin pre për motoçiklistët, por edhe për shoferët e kamionëve që qarkullojnë me shumicë në këtë zonë.
Viktimat ishin gjithashtu me kombësi shqiptare dhe që të gjitha nën kontrollin e tutorëve.
12 mijë euro, që do të dërgoheshin në Shqipëri, u kapën gjatë këtij operacioni. Të enjten pasdite, 5 tutorët morën masën e sigurisë nga gjykata, “burg”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












