Rrugët e bllokuara, rikthehen reshjet e borës, probleme në Qarkun Dibër

Shares

ARRSH ka dhënë informacione lidhur me gjendjen aktuale të rrugëve në vend, për shkak të dëborës ende prezente.

Në disa akse qarkullohet lirisht, ndërkohë që në zonën e Dibrës, nga mesnata janë rikthyer reshjet e borës në Qarkun e Dibrës, ku raportohet se reshjet shoqërohen nga stuhi ere.

Mësohet se temperaturat kanë arritur deri në -5 gradë Celcius këtë mëngjes duke rikthyer edhe ngricat në rrugët nacionale dhe rurale.

Në Qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës: gjatë natës ka pasur reshje shiu. Nuk paraqiten probleme ne qarkullimin e mjeteve.

Në Qarkun Korçë: 
gjatë natës ka pasur reshje të dobëta bore, kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës,qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhir në të gjitha akset.

Qarkullohet me zinxhirë vetëm rruga K/Boboshticë-Dardhë, në pjesën fundore.

Në Rajonin Qendror Tiranë: 
Në rrugën Librazhd-Steblevë ka pasur reshje bore rreth 10 cm, të cilat janë pastruar nga kontraktori. Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen pa probleme.
në lartësi ka pasur reshje bore, kontraktorët kanë vazhduar punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullohet me zinxhir në:
Zalldardhë – Draj Reç
Domaj – Draj Reç
Ura e Cerenecit – Steblevë, 20 km e fundit të aksit.
Reç – Qafë Drajë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...