Ka degjeneruar në sharje personale mbledhja e radhës së komisionit hetimor për pajisjen e përgjimit ‘IMSI Catcher’.
Sherri mes Asllan Dogjanit të PD-së dhe Pjerin Ndreut të PS-së, shkaktoi dhe largimin e maxhorancës nga komisioni.
Ai lindi fill pas pyetjes së Dogjanit se cilat ishin targat e makinave të forcave operacionale për të verifikuar nëse përputhet me targën e shënuar në këtë dokument ku faktohet sipas PD-së futja e makinës me pajisjen ‘IMSI Catcher’ në disa prej burgje për të matur cilësinë e ajrit.
“Unë kam qenë polic, por nuk kam qenë asnjëherë në burg dhe nuk jam hetuar për asnjë lloj krimi”, ishte deklarata e Asllan Dogjanint, e cila bëri që Pjerin Ndreut “t’i ikte truri” dhe të “mos dinte nga të dilte”, ndërsa braktisi mbledhjen e komisionit hetimor.
Në komisionin hetimor të drejtuar nga Flamur Noka këtë martë raportuan Ardian Cipa.
Drejtor i hetimit të krimit të organizuar në polici, Artion Duga shefi i forcave operacionale dhe Eduart Goga.
Shef i sektorit të Teknologjisë dhe Trajnimeve në Forcat e Posaçme Opracionale ashtu si ministri Tahiri dhe drejtori i policisë një ditë më parë, ata kishin të njëjtën përgjigje.
Gjatë gjithë mbledhjes e cila përfundoi pa konkluzion, opozita ripërsëriti akuzën se ishte përgjuar kreu i kuvendit Meta dhe ish-kryeministri Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












