Qeveria e Shqipërisë ka miratuar sot koncesionin për mirëmbajtjen e rrugës Durrës-Morinë me Catalyst Viva që u shpall fituese e këtij koncesioni para pak muajsh edhe pse ishte e dyta në renditje.
Në vendim thuhet se miratohet kontrata e koncesionit “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morinë”, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe Konsorciumit “Catalyst Viva Das General Contracting LLC – Salillari, sh.p.k. – Bee Tech – Violiap Ateve – Kastrati, sh.a”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Vendimi nuk ka sjellë detaje të kontratës sic është mënyra e pagesës, grantet e qeverisë për kompaninë etj, raporton droni.al.
Koncesioni hyn në fuqi që në janar të këtij viti duke detyruar edhe banorë që janë në anë të kësaj rruge të paguajnë tarifa që janë të papërballeshme prej tyre.
Qytetarë dhe biznese të Kukësit kanë kundërshtuar vendosjen e tarifës. Pritet që ajo tarifë që për veturat shkon në 5 euro të ndikojë edhe turizmin gjatë verës që vjen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












