Ilir Meta dhe Donald Lu kanë shkëmbyer letra informale sot gjatë një takimi që zhvilloi Avokati i Popullit, ndërsa të dy ishin në panelin kryesor por me paki distancë njëri nga tjetri.
Fill pas një fjalimi të ashpër të ambasadorit amerikan për dështimin e policisë të arrestojë Klement Balilin, Meta ka marrë një letër dhe i ka shkruar një mesazh ambasadorit. Nuk dihet nëse ambasadori kishte ndërmend edhe Metën kur fliste për peshqit e mëdhenj që nuk duan të arrestojnë Balilin.
Megjithatë ambasadori e ka marrë letrën dhe më pas ka kthyer përgjigje po me letër.
Kryetari i LSI e ka lexuar letrën me kureshtje, ka lëkundur kohën dhe ka aprovuar tekstin me vështrim nga Lu.
Më pas e ka grisur letrën në qindra copa që të mos kuptohej më cfarë ishte shkruar.
Në këtë foto, Ilir Meta po i shkruan letër ambasadorit Lu
Këtu Lu po i jep letrën Metës
Meta po lexon letrën që mori nga Lu
Meta po gris letrën e Lu
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
















