Paloka: Edi Rama krenohet se nuk u hoqi mbathjet shqiptarëve

Shares

Edi Paloka nga foltorja  e parlamentit qetësoi Fatmir Mediun pasi Rama u drejtua opozitarëve me termin “pula të therura” . Paloka tha se gomar e ka pak si vlerësim kryeministri. Ai gjithashtu vazhdoi duke thënë se Rama po bën show me shpërblimet e fundvitit madje ai sipas Palokës nuk ka bërë edhe deyrimin ligjor për rritjen e pagave.
Paloka  tregoi fabulën  e një filmi artistik si për të bërë analogji me deklaratat e kryeministrit duke thënë se Rama është si ai hajduti që kur vjedh dikë në rrugë e ja merr të gjitha personit të grabitur , ky i fundit i lutet t’ja lërë të paktën mbathjet që mos të mbetet lakuriq. E kështu hajduti ja lë mbathjet , kështu është edhe Rama tha Paloka. “Krenohet se nuk u hoqi edhe mbathjet shqiptarëve”.
 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...