Dihet tashmë se operacionet e policisë për arrestimin e Klemend Balilit janë dekonspiruar nga brenda vetë uniformat blu.
Sot është zbuluar edhe telefonata që ka lajmëruar “Escobarin e Ballkanit”.
“Alo, thuaj të lëvizë, po vijnë ata”, mësohet se është telefonata që i ka thënë Balilit se policia ishte duke ardhur në vendin e tij ku ishte fshehur, raporton ReportTv. Sipas të dhënave, pikërisht pas kësaj telefonate kanë nisur hetime për komisariatin e Sarandës.
Dyshohet se Klemend Balili ka ndryshuar pamje fizike dhe për këtë arsye në lojë ka hyrë edhe Shërbimi Informativ Shtetëror që ka nxjerrë në terren agjentët me qëllim kapjen e shumë të kërkuarit nga drejtësia greke dhe ajo shqiptare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











